Forcat pro-ruse brenda një dite i humbin zgjedhjet në Moldavi dhe Republikën Serbe

Të dielën, me 15 nëntor, kishte votime për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Moldavi, si dhe zgjedhje lokale në Republikën Serbe në Bosnje e Hercegovinë.

Si në Moldavi ashtu edhe në Republikën Serbe, zgjedhjet i kishin humbur politikanët që janë të njohura për qëndrimet pro-ruse dhe që mbështeten drejtpërdrejt nga Rusia.

Në zgjedhjet presidenciale në Moldavi ka fituar kandidatja pro-perëndimore, Maia Sandu, e cila kishte arritur të merrte 57.75% të votave, në raport me 42.25 sa kishte marr presidenti në detyrë i Moldavisë, Igor Dodon, i cili njihet për qëndrimet e tija pro-ruse dhe afërsinë me Putin.

Putin dhe humbësi i zgjedhjeve Igor Dodon

Fitorja e Sandu është një goditje e rëndë për Rusinë, e cila e sheh Moldavinë si sferë të sajë të interesit dhe mundohet që të pengoj procesin e integrimeve euroatlantike të Moldavisë, shtet ku dy të tretat e banorëve janë me prejardhje rumune.

Roli destabilizues i Rusisë në Moldavi, manifestohet përmes pakicës rusofile dhe rajonit separatist të Trans-Dniestrit, rajon i cili është nën kontrollin e rebelëve rusofil që nga përfundimi i konfliktit në viti 1992. Për këtë qëllim në rajonin e Trans-Dniestrisë, Rusia ka të dislokuara forcat e saja ushtarake, të cilat mundohet ti paraqes si forca paqeruajtëse, por përmes tyre kontrollon këtë pjesë të territorit të Moldavisë

Të dielën, Putin kishte marr edhe një goditje tjetër dhe atë në Republikën Serbe, ku një nga mbështetësit më të zëshëm të Putinit në Ballkan, Milorad Dodik, kishte humbur kontrollin e kryeqytetit të Republikës Serbe, Banjallukës, si dhe disa qyteteve tjera serbe.

Putin dhe humbësi i zgjedhjeve Milorad Dodik

Rusia e shfrytëzon Dodikun për të shtrirë ndikimin e saj në rajon, si në aspektin politik ashtu edhe atë ekonomik, me theks të veçantë në krijimin e monopolit në furnizimin me gaz dhe naftë.

Grupe ekstremiste serbe nga Republika Serbe të mbështetura nga Rusia, përmes shërbimeve inteligjente ruse dhe grupeve paramilitare ruse, siç janë Kozakët, kanë qenë të kyçura drejtpërdrejt në tentimet për destabilizimin e rajonit tonë. Vlen të ceket tentimi për grushtet në Malin e Zi (viti 2016), si dhe djegia e dy pikave kufitare të Kosovës (viti 2011) dhe vendosja e barrikada në rrugët kryesore që lidhnin veriun me pjesët tjera të Kosovës.