Forcat amerikane vrasin dy persona në Aeroportin e Kabulit dhe e marrin nën kontroll

Forcat amerikane që mbrojnë aeroportin e Kabulit kanë vrarë dy persona të armatosur, tha një zyrtar amerikan i paidentifikuar për Reuters sot.

Zyrtarët ushtarakë amerikanë thanë sot më herët se shtatë persona u vranë në kaosin në aeroportin e Kabulit, përfshirë njerëzit që ranë nga një aeroplan transporti ushtarak amerikan.

Afganët u vërsulën në aeroportin e Kabulit ndërsa ata u kapën nga paniku duke u përpjekur të largoheshin nga vendi për shkak të talibanëve, dhe disa hipën në një aeroplan ushtarak amerikan para nisjes.

Aktualisht janë afro 2,500 trupa amerikane që po qëndrojnë në aeroportin e Kabulit, sipas sekretarit të i shtypit të Pentagonit, John Kirby, gjatë një konferencë prapa kamerave të hënën.

Të gjitha fluturimet drejt vendeve të tjera janë ndërprerë, pasi që ushtarët amerikanë po tentojnë të hapin rrugë për pistat e fluturimit.

SHBA dhe shtetet e tjera po nxitojnë që të evakuojnë stafin dhe aleatët afganë.

Një zëdhënës i Pentagonit deklaroi se të gjitha fluturimet ishin ndaluar “me kujdes të shtuar”.

“Forcat ushtarake amerikane janë duke punuar së bashku me trupat turke dhe të tjera ndërkombëtare për të pastruar zonën. Nuk e dimë ende se sa kohë do të zgjasë kjo”, tha ai.