Në Gazimestan kanë filluar të mblidhen një numër i serbëve të cilat e shënojnë sot të ashtuquajturën “Festa e Vidovdanit”.

Në vendin e ngjarjes vërehen një numër i madh i policëve që kanë dalur për të siguruar mbarëvajtjen e aktivitetit, derisa po kryhen edhe kontrolle të rrepta.

Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë incident.

Klan Kosova po e përcjellë ngjarjen nga afër.