Forca të mëdha ushtarake në kufirin SHBA-Meksikë për të ndalur emigrantët

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i dërgojnë mbi pesë mijë trupa përgjatë kufirit me Meksikën.
Forcat ushtarake shtesë do të vendosen ne Teksas, Arizona dhe Kaliforni pas afrimit të karvanit të emigrantëve nga Amerika Qendrore.

Presidenti Donald Trump ka thënë se Ushtria do të ndalë “pushtimin” e emigrantëve, të cilët ia kanë mësyrë këmbë Shteteve të Bashkuara.

Trumpi ka bërë të ditur se do krijohen “qytete tenda”, ku do të vendosen emigrantët derisa t’u shqyrtohen kërkesat për azil politik nga gjykatat amerikane.