Fondet për arsim, nuk mbërritën kurrë në Qendrën e Kompetencës në Malishevë

Numri i kërkesave për punëtorë profesionalë nga kompanitë vendore, po rritet vit pas viti.

Por, e kundërta po ndodh në shkollat e këtyre drejtimeve, raporton KTV.

Në Qendrën e Kompetencës në Malishevë, për dallim nga shtatë vjet më parë, ka afër 300 nxënës më pak.

Madje, ka orë të cilat nuk mund të bëjnë asgjë përveç ligjërimit, meqë u ndalet energjia elektrike.

Investime nuk janë bërë nga Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional, nën arsyetimin se nuk ka ende nevojë.

Prandaj, 12 milionë euro janë alokuar nga Fondacioni IPA, për reforma në arsim.

Arsimi, madje, është sektori për të cilin është planifikuar të bëhen investimet më të mëdha.

Kjo me qëllim të përgatitjes së gjeneratave profesionale.

Nga ky fondacion, sipas Zymberit, nuk ka përfituar asnjë nga 6 shkollat e menaxhuara nga Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional.