Fondacioni i Labit ndan nga 1000 euro për të prekurit nga shpërthimi në Ferizaj që u transferuan në Turqi

Një bombol gazi që ka shpërthyer dje (e martë) në një restorant në qytetin e Ferizajt ka bërë që mbi 40 persona të kërkojnë ndihmë mjekësore urgjente.

Siç është bërë e ditur, gjashtë persona po qëndrojnë në mjekim intensiv dhe gjendja e tyre vijon të jetë e rëndë pas lëndimeve që kanë marrë nga shpërthimi..

Ndërkohë në mungesë të Qendrës për Djegie, mjekët kanë dhënë pëlqimin e tyre që gjashtë pacientët që e kanë shkallën e djegies më shumë se 40% të dërgohen jashtë vendit për trajtim.

Në anën tjetër, ish-deputeti dhe këngëtari Labinot Tahiri ka bërë një postim në rrjete sociale, ku tregon se me anë të fondacionit të tij do t’i ndajë nga 1000 euro për personat që janë nisur për shërim në Turqi.

Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

“Nga Podujeva në Ferizaj!

Për GENCIN dhe të tjerët!

Për personat që janë nisur për shërim në Turqi, nga rasti që ndodhi në Ferizaj!

Ne si Fondacion, i ndajmë nga 1000€ për nevoja të familjarëve të cilat ju duhen për ndonjë shpenzim gjatë shoqerimit në Turqi.

Pra nëse kanë udhëtuar : Genci dhe 6 të tjerë, ne i transferojmē 7000€.

Pastaj nëse kërkohet ndonjë mobilizim për të tjerët të cilët kanë pësuar lendime jemi këtu me ju.

Ne jemi në kontakt me familjen e Gencit se bashku mund të bejmê edhe më shumë.

ZOT BEJ MREKULLI DHE SHËRO TË GJITHË.

Labi Kosovë e Shqipërisë”.