Folk bendi amerikan në Kosovë, mahniten me tingujt e çiftelisë (VIDEO)

Tingujt e çiftelisë të gërshetuara me ato të violinës, sjellin performuesit me amerikanë në bashkëpunim me studentët shqiptarë.

Performuesit amerikanë të muzikës folklorike, ‘Kyle Dillingham & Horseshoe Road’ po vizitojnë Kosovën si pjesë e një programi të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, në partneritet me ‘Zërat e Amerikës – Muzika amerikane në vendet e huaja’.

Në një video të shpërndarë nga Ambasada amerikane në Prishtinë, bendi nga Amerika shihen në një gërshetim të tingujve të çiftelisë me violinë, ata janë mahnitur me tingujt që po nxjerrë instrumenti shqiptar me dy tela.

Nga 3 prilli deri më 8 prill, bendi nga Oklahoma do të performojë koncerte publike dhe do të udhëheqin unime të studentëve nëpër Kosovë.