FOL me platformë online për krahasimin e pasurisë për 500 zyrtarë publikë

Lëvizja FOL ka prezantuar platformën online të krahasimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë nga viti 2010 deri në vitin 2019.

Drejtoresha e kësaj organizate, Mexhide Demolli, ka thënë se kjo platformë është mundësi për një qasje më të lehtë për të parë rritjen e pasurisë ndër vite të zyrtarëve të lartë publikë.

“Rreth 500 zyrtarë publikë janë në këtë platformë. Përmes saj mund të bëhet krahasimi i zyrtarëve nga viti 2010-2019. Janë tri legjislaturat e fundit të Kuvendit dhe mund të bëhen krahasime mes legjislaturave. Përveç deputetëve mundësia e krahasimit është edhe e Qeverisë. Kemi Qeverinë Thaçi 2, Qeverinë Mustafa dhe Qeverinë Haradinaj. Janë edhe të gjithë kryetarët e komunave. Në ballinë kemi paraqitë 10 zyrtarë më të pasur ku hyjnë: presidenti, kryeministri, zëvendëskryeministri”.

Të gjitha të dhënat e pasurisë te prezantuar në këtë platformë të këtyre zyrtarëve janë marrë nga deklarimi i pasurisë në Agjencinë Kundërkorrupsion.

loading…