Sekretari i Jashtëm britanik, David Cameron do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme. Lajmin e bëjnë me dije mediet britanike.

Në agjendën e vizitës së Cameron në Shqipëri është parashikuar një takim me presidentin Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Igli Hasani. Fokusi i këtij takimi, sipas mediave britanike, do të jetë emigracioni i paligjshëm.

Sipas The Sun, Cameron do të shpallë një plan mes dy qeverive për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.