Përzgjedhësi i Kombëtares

Foda i pranishëm në ndeshjen e Superligës së Kosovës

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, është i pranishëm në ndeshjen mes Malishevës dhe Dukagjinit.

Kjo ndeshje është duke u zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj”, shkruan Gazeta Express.

Foda ka zgjedhur ta shikojë nga afër këtë ndeshje dhe është parë i pranishëm në stadium.

Kujtojmë se në miqësoret e marsit, trajneri gjerman kishte ftuar yllin e ri të Malishevës, Drilon Hazrollajn.