FMN

FMN ngrit parashikimin për rritje ekonomike prej 3.1 përqind për 2024-ën

Rritja ekonomike për vitin 2024 pritet të jetë 3.1 përqind.

Ky është parashikimi i rritur i Fondit Monetar Ndërkombëtar, institucion i cili ka vlerësuar se ekonomia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës do të ngrihet, raporton Financial Times.

Parashikimi për rritjen globale është ngritur për 0.2 përqind nga vlerësimi paraprak. Në qëndrimin e FMN-së thuhet se rritja pritet të ndodhë “për shkak të elasticitetit më të madh sesa pritej në Shtetet e Bashkuara, disa tregjeve të mëdha në zhvillim, ekonomive në zhvillim, si dhe mbështetjes fiskale në Kinë”.