FMN-ja do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën me asistencë teknike

Ministri i Financave, Bedri Hamza po merr pjesë në konferencën e organizuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Qendrore e Kroacisë, me titull “Demografia, punësimi dhe rritja në drejtim të së ardhmes së Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore”, e cila po mbahet në Dubrovnik të Kroacisë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Hamza e njoftoi Tao Zhangun me të arriturat e Kosovës, duke filluar nga stabiliteti makro fiskal, respektimin e rregullave fiskale dhe borxhin publik të ulët të cilin vazhdon ta ketë Kosova.

Zhang u njoftua për masat e marra në politikat fiskale të cilat kanë treguar rezultate shumë të mira në zhvillimin e sektorit të prodhimit, dhe si rezultat i kësaj Kosova ka rritje të eksportit dhe ndryshim në strukturën e mallrave të eksportuara.

Fondi Monetar Ndërkombëtar edhe në të ardhmen do të vazhdojë ta mbështesë Ministrinë e Financave me asistencë teknike sipas kërkesës së Ministrisë. Zhang po ashtu u shpreh i lumtur për bashkëpunimin e shkëlqyer të FMN-së dhe Qeverisë së Kosovës.