“Fluturon” çmimi i vajit të ullirit, një litër shkon në 8.59 euro

Çmimet e produkteve ushqimore po vazhdojnë të rriten.

Së fundmi është vërejtur rritje e çmimit edhe në vajin e ullirit, shkruan Jepi zë.

Një litër vaj ulliri në Prishtinë po shitet me çmim 8,59 euro madje me zbritje.

Kështu ka bërë të ditur analisti Imer Mushkolaj i cili ka publikuar një fotografi në Facebook.

“Kaq kushton një litër vaj ulliri në Prishtinë. Plus me zbritje🤦‍♂️“, ka shkuar Mushkolaj.