Prishtina po vazhdon të përballet me fluks të madh të veturave gjatë orëve të pasdites.

Qytetarët kanë shprehur paknaqësi ndaj kolonave të gjata që po krijohen çdo ditë, shkruan Ballkani.info.

Ditën e sotme rruga ‘Luan Haradinaj’ në qendrën e Prishtinës, ka qenë tërësisht e bllokuar.

Në fotot e dërguara nga një lexues i Ballkani.info shihen makinat në radhët e gjata të kolonës. /Ballkani.info/