Fluks i madh në QKMF-në e Lipjanit, dy pacientë shtrihen në një shtrat

Fluksi i madh i personave që kërkojnë ndihmë mjekësore në urgjencën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, ka bërë që pacientët mos të kenë ku të shtrihen për të marrë infuzion.

Ankesa ka pasur nga qytetarë duke u detyruar që të shtrihen nga dy persona në një shtrat.

Por drejtori i kësaj qendre, Agim Krasniqi, ka thënë se ka persona të cilët mund të shkojnë edhe sot për të marrë ndihmë mjekësore.

“Ka shumë raste të ndryshme shumica prej tyre nuk janë raste emergjente, por është krijuar një kulturë për raste të ndryshme që edhe mund të trajtohen nesër”.