Fluks i madh në Aeroportin e Prishtinës, veç sot pritet të vijnë 37 aeroplanë me bashkatdhetarë

Numër i madh i qytetarëve është parë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Qytetarët janë parë duke mosrespektuar distancën, ndërsa prisnin familjarët e tyre të vijnë nga shtete të ndryshme.

Në ditët e fundit është parë një rritje e numrit të udhëtarëve që kanë ardhur në Kosovë nëpërmjet linjave ajrore.

Vetëm sot sipas të dhënave në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pritet të aterrojnë 37 aeroplanë nga vende të ndryshme, ndërsa presin të zbresin mbi 3 mijë udhëtarë.