Florin Krasniqi: Unë e kam financuar tri vjet Vetëvendosjen

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, në një intervistë ekskluzive për Pressing në T7, ka treguar se si është bërë pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje dhe çfarë raportesh kishte me liderin e VV’së, Albin Kurti.

Krasniqi thotë se po e deklaron për herë të parë se e ka financuar Vetëvendosjen për rreth tri vjet para se ajo të hynte në Kuvendin e Kosovës.

“Për cdo muaj për dy vjet e gjysmë i kam dhënë para Vetëvendosjes, para kyçje time në VV”, ka thënë Krasniqi.

Ish-deputeti i VV ka treguar pse e ndihmoi dhe e financoi Lëvizjen e Albin Kurtit.

“I shihja që duhet të ketë një element radikal. Të huajit duhet ta kuptonin se të rinjtë nuk durojnë më”, ka thënë Krasniqi.

Ai tutje ka treguar se ka pasur raporte të mira me Kurtin dhe se atë e ka vizituar në burg pas demonstratave të organizuara nga VV’ja në 2007,

“Albinin e kisha kontakt në VV. Me William Walker e kemi taku në burg Albin Kurtin pas mesnatës në burg. Albini kur hyn në burg është më shumë krenar se sa në politikë. Po i thonim se vendi është në rrezik të luftës civile dhe se duhej të mendonte të organizonte demonstrata paqësore”, ka thënë Krasniqi.

loading…