Florin Krasniqi: Kanë mujt mem vra, por s’kanë guxu se jam prej Dukagjinit

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Florim Krasniqi është shprehur se gjatë kohës kur ka qenë pjesë e partisë Vetëvendosje, edhe pse vet partia ka marrë kërcënime, ai e ka ditur se nuk është i rrezikuar për shkak të prejardhjes së tij dhe nënshtetësisë amerikane.

“Ka pas mundësi me m’vra se nuk jam i mbinatyrshëm, por me m’vra mu u kon shumë problem. Se unë jam shtetas amerikan, kam familje shumë të gjanë e shumë të fortë, ma të fortat në Dukagjin, nashta ma të fortit edhe ata ishin njerz të atij mentalitetit tem, ata e kuptoj se mundesh me hi n’gjak me Syleviqt e Vranovcit, se s’munesh me i përballu”, tha Krasniqi në Kanal 10.