Kandidati për Asamble Komunale të Deçanit, nga radhët e AAK-së, Florim Mataj, sonte bashkë me kryetarin e Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka takuar banorët e fshatit Baballoq.
“Të ndëruar bashkëvendas, ju faleminderit për pjesëmarrjen masive! Prezenca juaj dëshmon seriozitetin dhe përkushtimin për Baballoqin dhe Deçanin, si dhe rrit motivin dhe përgjegjësinë që të punojmë pa ndalur!”, ka shkruar Mataj.
Në fotografitë e publikuar, shihet një numër i madh i pjesëmarrësve në këtë tubim.














