Florian Marku zbarkon në “Air Albania”, boksieri shqiptar ka një mesazh për fansat

Florian Marku ka zbarkuar në stadiumin “Air Albania” për të parë nga pranë vendin ku do të ndeshet më datën 25 gusht.

Edhe pse ende nuk është zbuluar kundërshtari i tij i mundshëm, boksieri shqiptar me anë të një postimi në profilin e tij të rrjetit social “Facebook” ka shkruar se i është rrënqethur mishi kur mendon se do të ketë mijëra shqiptarë në impiantin modern duke brohoritur emrin e tij.

“Sot pash nga afer stadiumin qe do ndeshem ne 25 Gusht. Me rrenqethet mishi kur mendoj se do kete mijera shqipetare ketu qe do  bertasin emrin tim. Ju pres te gjitheve per nje nate madheshtore ”, ishte postimi i Markut.