Florian Dushi pritet të emërohet zëvendësministri i parë nga radhët e LDK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas zyrtarizimit në këtë pozitë, dy javë më parë, ka nisur edhe emërimet e para të zëvendësministrave.

Deri më tash Kurti i ka emëruar pesë zëvendësministra, të gjithë nga partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje.

Mirëpo, duket se tash ka ardhur radha e zëvendësministrave të LDK-së.

Ballkani.info merr vesh nga burime të sigurta se emërimi i parë nga LDK-ja në pozitën e zëvendësministrit pritet të bëhet së shpejti.

Bëhet fjalë për Florian Dushin, zyrtarin e lartë të LDK-së, i cili pritet të emërohet në pozitën e zëvendësministrit të parë të Drejtësisë.

Ministre në këtë dikaster është Albulena Haxhiu e Lëvizjes Vetëvendosjes. /Ballkani.info/