Florian Dushi, emërohet zëvendësministër në Ministrinë e Drejtësisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, Florian Dushi, zëvëndësministër në Ministrinë e Drejtësisë.

Me këtë rast, kryeministri Kurti ka vlerësuar përgatitjen profesionale të Dushi duke i uruar atij punë të mbarë dhe suksese në sfidat e këtij institucioni shumë të rëndësishëm, thuhet në komunikatë.