Flori: Vendimi më i vështirë i jetës time, të shkëputem nga muzika

Flori Mumajesi ka ‘shokuar’ fansat me postimin e fundit në Instagram.

Flori Mumajesi në mesnatë ka postuar disa imazhe, në të cilat ka habitur me atë që tha, shkruan lajmi.net.

“VENDIMI ME I VESHTIRE I JETES TIME TE SHKEPUTEM NGA MUZIKA…”, ka shkruar ai në një nga postimet.

Kantautori vazhdoi më tej duke thënë që është e pamundur pasi fansat janë ata që nuk e lënë të shkëputet nga muzika.

“DHE? ME VIJNE SHUME MESAZHE QE MI MBUSHIN SYTE ME LOTE…NUK JAM DOREZUAR ENDE EDHE PSE SHPESH EHERE E MENDOJ VERTET! JU DUA. E VERTETA E PAMUNDUR”, ka shkruar Flori.