Flori: ‘Plas’ nuk është kënga ime

Me një super baladë u prezantua në festivalin “Kënga Magjike”.

Por, këngëtari Flori Mumajesi përmes rrjeteve sociale ka thënë disa fjalë të cilat mbase nuk i keni pritur, shkruan Ballkani.info.

Ai në Instagram ka hedhur një video ku tha se kënga “Plas” nuk është vetëm kënga e tij por është e gjithësecilit që dashuron apo ka dashuruar.

“Dashuria i jep kuptim jetës” janë ndër tjera fjalët e këngëtarit.

Nga ana tjetër, pas publikimit të kësaj balade komentet më të shpeshta të ndjekësve të Florit ishin se “Plas” është dedikim për ish të dashurën e tij Elvanën, për të cilën u tha se ka qenë në lidhje me këngëtarin por kjo lidhje asnjëherë nuk u pranua nga ana e tyre si e vërtetë apo e pavërtetë./Ballkani.info/

https://www.instagram.com/p/BrDMq97jwgf/?utm_source=ig_web_copy_link