Flori njofton ndjekësit për vendimin e fundit: Do të tërhiqet apo jo nga muzika?

Që pas rikthimit të tij në muzikë më këngën “Plas” në “Kënga Magjike” dhe një sërë produksionesh të tjera, kantautori Flori Mumajesi ka vendosur të jetë aktiv edhe në rrjete sociale.

Pas daljeve në televizion në emisione si “Opinion” dhe “Shiko Kush Luan”, Mumajesi ka vijuar të thyejë heshtjen me postime të ndryshme. Para pak ditësh ai u shpreh se ka menduar të lërë muzikën, gjë që e la të kuptohej edhe në finalen e “Kënga Magjike”.

Por duket se Flori Mumajesi ka ndërruar mendje, ai ka publikuar një video në Instagram ku shprehet se dashuria e fansave e ka bërë ta rimendoj tërheqjen nga muzika.

“Para pak ditësh me anë të një postimi ndava me ju një ndjesi, një emocion të cilin në fakt e mendoj prej kohësh dhe të jem i sinqertë më mërzit edhe mua, më shqetëson. Po thashë këtë herë ta ndaj me ju. Dhe në fakt nga mesazhet nga komentet që më kanë ardhur nga miq kolegë, dashamirës, juve, kuptoj që nuk jam gati akoma të largohem nga ajo. E kam shumë të vështirë të largohem asaj që i kam dedikuar jetën prej kaq vitesh, që e dua kaq shumë prej kaq vitesh. Kështu që sot në diell edhe shpirtin, mendoj që këngën e ardhshme të mundohem të jap maksimumin që të vij të ju përqafoj bashkë me atë, me muzikën, siç kam bërë gjithë këto vite,”-përfundon Mumajesi.

Kantautori nuk ka dhënë detaje të tjera rreth këtij projekti të ri muzikor që p përgatit.