Flori Mumajesi zbulon zërin e femrës në këngën e dikurshme “Playback”

Flori Mumajesi së fundi ka hapur ‘kartat’ e tij duke zbuluar shumë sekrete.

Së pari ai zbuloi se katër vitet e fundit nuk i ka kaluar edhe aq mirë, shkruan lajmi.net.

Ai gjithashtu tregoi se këngët e tij janë fshirë nga platforma ‘Youtube’.

E pas gjithë këtyre ai publikoi këngën me titullin “Mbaroj”.

Por, ka ende gjëra për të zbuluar, dhe këto i zbulon vetë kantautori.

Përmes Instagramit të tij, ai tregoi se zëri i femrës në këngën “Playback” ishte i Eneda Tarifës. Ai madje e cilësoi artisten si “bishë” e cila i dha 50 për qind këngës.

Kënga e cila shumë vjet më parë ishte favorite, vazhdon të dëgjohet edhe sot në klube gjithandej ku ka shqiptarë./Lajmi.net/