Deputetja nga radhët e PDK-së, Flora Brovina ka folur para mediave pas intervistimit nga Prokuroria Speciale e Kosovës në lidhje me publikimin e një fotografie ditën e djeshme.

Fotoja ka paraqitur dhunimin e një gruaje nga ‘forcat serbe’, foto kjo që më vonë rezultoi se ishte marrë nga një faqe pornografike, shkruan Ballkani.info.

E pyetur nga gazetarët se a është e gatshme të japë dorëheqje nga posti i deputetes, Brovina ka thënë se është e gatshme të bëj çdo gjë që i kërkohet pasi që mbi të është shteti i Kosovës dhe qytetarët e tij.