Deputetja e PDK-së Flora Brovina mësohet se është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale në lidhje me publikimin e një fotografie, ku sipas saj është bërë gjatë dhunimeve seksuale që janë bërë ndaj grave në luftën e fundit në Kosovë.
Publikimi i fotos së Brovinës ngjalli shumë reagime, në ditën e djeshme pasi që u tha se nuk ishte foto e bërë gjatë gjenocidit në Kosovë, por fotografi e filmave porno Irakian. /Ballkani.info/







