Burime të Ballkani.info treguan se Time Kadrijaj është ftuar nga Gjykata Speciale.

Ish deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka konfirmuar për Ballkani.info se është e thirrur nga Gjykata Speciale në Hagë, me datë 18 shtator.

“Si dëshmitare me datën 18 shtator do të intervistohem në Hagë”, ka thënë Kadrijaj.

Ish deputetja ka treguar që nuk ka informacion se për çfarë do të intervistohet. /Ballkani.info/

loading…