Flet Thaçi pas rritjes së viktimave nga koronavirusi: Rreziku është i lartë, respektoni masat e IKSHPK’së

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave që kanë humbur jetën nga koronavirusi, shkruan ballkani.info

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Thaçi u ka bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat e institucioneve të IKSHPK’së.

Ndryshe, Kosova është përballur këtë fundjavë me numrin më të madh të vdekjeve, ku vetëm për dy ditë kanë vdekur mbi 10 persona. /Ballkani.info/

Shkrimi i plotë:

Rritja e numrit të të vdekurve në ditët fundit është dëshmi se rreziku nga pandemia Covid-19 është ende i lartë. Të gjitha familjeve që humben të afërmit e tyre nga kjo pandemi iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Qytetarët e Kosovës duhet të tregojnë kujdes të lartë dhe të respektojnë në mënyrë rigoroze rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe institucioneve të Kosovës, në mënyrë që sa më lehtë ta tejkalojmë këtë sfidë globale.