Flet serbi i akuzuar për “krizën humanitare” në veri. Shitoret në veri plot mallra (VIDEO)

Shitoret në veri të Mitrovicës janë të furnizuara me bollëk. Edhe barnatoret kanë sasi të mjaftueshme të barnave.

Mirëpo, intelegjenca kosovare ka informacione se në këtë pjesë të vendit do të inskenohet mungesa e produkteve.

Emri i serbit që u përmend se do të jetë kryesori në realizimin e këtij plani i tha se nuk e di pse po akuzohet.

Radosh Petroviq, emri i tij së bashku me katër të tjerë përfundoi në zyrën e kryeministrit Ramush Haradinaj.

Petroviq që deklarohet si përfaqësues i Veriut thotë se kriza është diçka reale.

“Nuk shoh skenar këtu, vizitojeni këtë pjese dhe do te shihni çfarë situate është dhe këtu do të bindeni vet a ka skenar apo jo. Problemi më i madh është pamundësia e importimit të gjërave ushqimore këtu në veri nga Serbia qendrore, njerëzit janë mësuar me produkte të tilla. Pas forcimit të kontrollit nga autoritet tatimore e policia kufitare si dhe nga brutaliteti që po përdoret ndaj biznesmenëve ata po tërhiqen nga importimi”, ka deklaruar Petroviq.

https://www.youtube.com/watch?v=axAKHLf6iMw