Prokuroria speciale e Kosovës në këto momente është duke mbajtur konferencë të jashtëzakonshme për media, pas publikimit të fotos nga deputetja e PDK-së Flora Brovina, ku shihen disa meshkut duke dhunuar seksualisht një femër.
Fotoja sipas Brovinës është e grave shqiptarë që u dhunuan në Kosovë nga forcat serbe. Më vonë imazhi doli se i takonje një videoje porno Irakiane.
Ajo gjatë të premtes u morë në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Udhëheqësja e Departamentit të Krimeve të Luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës Drita Hajdari tha se pas publikimit, fotoa ka zgjuar kurreshtje dhe shqetësime të mëdha në publikun kosovar.
“ Sot është intervistuar zonja Brovina dhe në pyetje e kam marrë unë. Gjatë intervistimit, deputetja ka pohuar se foton e ka siguruar nga një organizatë dhe i ka besuar kësaj fotoje. Unë e kam pyetur nëse ajo ndonjëherë e ka raportuar këtë rast në prokurori, ku Brovina e ka mohuar një gjë të tillë. Intervistimi i zonjës Brovina, është vetëm një hap hetimor dhe na mbetet edhe disa hapa të tjerë që të dalim me një raport të plotë” ka pohuar Hajdari.
E pyetur se a është intervistuar rreth fotografisë së dytë të 7-vjeçares, foto kjo e publikuar nga Brovina ditën e djeshme, prokurorja Drita Hajdari ka thënë se nuk ka qenë e nevojshme intervistimi i deputetes rreth këtij rasti, pasi që ky rast tashmë është i hapur në Prokurori./Ballkani.info/







