Flet për herë të parë Fisnik Syla: Jam ndarë nga gruaja vite më parë, te Fjolla e gjeta shpirtin binjak

Këngëtarja Fjolla Morina është kryetemë në mediat rozë tash e sa muaj.

E njëjta u arrestua gjatë kohës sa po tentonte të kalonte në Shqipëri e ju gjetën armë.

Që nga atëherë, Fjolla është duke jetuar në Kukës së bashku me vajzën e vogël dhe të dashurin e saj.

Megjithatë, kjo nuk është arsyeja e vetëm se pse kaq shumë po flitet për këngëtaren.

Ajo u akuzua se e ka ndarë nga gruaja tashmë të dashurin e saj me të cilën i njëjti kishte edhe dy fëmijë.

Por, biznesmeni Fisnik Syla javë pasi që kjo temë u përfol përditë në media theu heshtjen.

Ai e dha versionin e tij se si ka ndodhur rasti e që thotë se me Fjollën është bërë bashkë pasi u nda nga gruaja.

Ky version i tij i ka dhënë fund spekulimeve se mos këngëtarja mund të ketë prishur një martesë.