Flet për herë të parë aktori turk pas lajmëve për lidhjen e re me moderatorën e njohur

Can Yaman ka reaguar pas raportimeve për lidhjen e re.

Aktori i njohur me prejardhje shqiptare, Can Yaman ka nisur një romancë të re dhe atë me një prezantuese italiane.

Yaman po e shijon lidhjen e re me Diletta Leotta dhe lajmi u bë i ditur nga mediet italiane, pasi iu publikuan fotografitë e para të çiftit.

Në fotografitë që qarkulluan në medie, Can dhe Diletta u panë në momente intime pranë njëri-tjetrit.

Ata kanë pushuar për pesë ditë në Itali, ndërsa tentuan që ky udhëtim të mbetej larg vëmendjes së publikut, por ndodhi e kundërta.

Pas gjithë këtyre, Can Yaman ka reaguar me anë të një postimi në Instagram, ku shkruan “Është puna ime! Pikë”, të shoqëruar me një emoji, që do nënkuptonte fjalën “Heshtni”.