Flet një nga mjekët që i shpëtoi jetën tifozit në sfidën Cadiz – Barcelona

Sulmi në zemër që pësoi një tifoz gjatë sfidës Cadiz – Barcelona (përfundoi 0-4) detyroi gjyqtarin e njohur Del Carlos del Cerro Grande të ndërpriste ndeshjen për t’i ardhur në ndihmë të sëmurit. Një vendim që, në fakt, i shpëtoi jetën të sëmurit.

Sergio Salgado, një nga mjekët që mori pjesë në ndërhyrjen për rikthimin në jetë të spektatorit ka publikuar të hënën një postim në llogarinë e tij personale në Twitter ku ka sqaruar shumë nga detajet e ndodhura në ato minuta ankthi. Ai siguroi se, vetëm me pajisjet mjekësore të stadiumit, spektatori nuk do të ishte gjallë sot.

“Në stadiumin e Cádizit duhet të ketë një pajisje shëndetësore të vetëmjaftueshme dhe të mos varet nga burimet e jashtme “për të hequr gështenjat nga zjarri”. Vetëm me mjetet që ndodheshin në stadium, ai pacient nuk do t’ia kishte hedhur kurrë”.

Por klubi andaluz nuk ishte i vetmi objektiv i kritikave të këtij mjeku. Në të njëjtën deklaratë, ai zbuloi se pajisjet e përdorura për të ringjallur spektatorin ishin marrë hua pa pëlqimin e një punonjësi tjetër shëndetësor, i cili vendosi të kujdesej për një kameraman, të cilit i kishte rënë të fikët disa minuta më vonë, duke rrezikuar seriozisht transferimin jashtë stadiumit të personit që pësoi sulm në zemër.