Flet motra e shtatzënës që u vra në oborrin e QKUK’së: Kishin probleme, ai mbante thikë e armë në shtëpi

Shtatzëna që u vra në oborrin e QKUK’së ishte duke jetuar me babanë e saj, që kur u nda nga burri.

Kështu ka deklaruar për T7 motra e viktimës, e cila tha se motra dhe ish-bashkëshorti kanë pasur probleme edhe më herët. Ka thënë edhe se i dyshuari për vrasje gjithmonë ka mbajtur armë e thikë në shtëpi.

Sipas saj, viktima është ndarë me të me ndihmën e Policisë.

Sipas Ahmetit, viktima është 35-vjeçare.

“Rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një trup të pajetë, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, femër, rreth 35 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, dyshimet e ngritura sugjerojnë se bëhet fjalë për vrasje. Aktualisht policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim dhe po vijon ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.