Flet mjeku që ia hoqi 33-vjeçarit telefonin nga barku: Kishte rrezik të shpërthente bateria

Një rast tepër i rrallë ka ndodhur para disa ditësh në Kosovë.

Një burrë i moshës 33 vjeçare para katër ditësh e kishte përbirë një telefon.

E me këtë u dashtë të merren mjekët e Klinikës së Gastroentetologjisë në Qendren Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Mjeku Skender Telaku i cili e ka realizuar intervenimin ka thënë për Klankosova.tv se kishte rrezik që të shpërthente bateria e telefonit.

” Pjesa më e rrezikshme ka qenë bateria e cila ka pasur rrezik të shpërthejë, sepse ajo pjesë ishte e enjtur. Mund të lëshojë materie kimike dhe mund të shpërthejë zorrët”.

Njofitmi për këtë rast u bë dje nga vet doktori i cili nëpërmjet rrjeteve sociale njoftoi se intervenimi ishte bërë në rrugë endoskopike.

Telefoni kishte qëndruar katër ditë në lukthin e 33-vjeçarit.