Musli Gucati

Flet mes emocionesh djali i Hysni Gucatit: Presim edhe lirimin e ish-luftëtarëve të tjerë

Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit, mes emocionesh për lirimin e babait të tij tha të martën se janë të gëzuar që babai i tij tashmë gjendet në Kosovë.

Ai theksoi se pas lirimit të babait të tij presin edhe lirimin e ish-luftëtarëve të tjerë që po mbahen në Hagë.

“Jemi në pritje të avokatëve në takim me ata me na tregu procedurat e tjera… Familja, shoqëria dhe të gjithë në vendlindjen e tij dhe në gjithë Kosovën ,ka qenë emocion shumë i mirë, e kanë pritur të gjithë krahë hapur, mezi e kanë pritur lirimin e tij po edhe mezi presin edhe lirimin e tjerëve që po mbahen”, u shpreh Gucati.

Ish-kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati ka arritur sot në shtëpinë e tij. Pas lirimit me disa nga Gjykata Speciale në Hagë, ai u prit nga familjarë, të afërm dhe pjesëtarë të organizatës.