Flet mërgimtari që e bëri tatuazh fytyrën e Albin Kurtit, tregon pse e zgjodhi atë

Kosovari Naim Tërbunja, i cili jeton në Suedi, ka folur për emisionin #Gjesi në T7, për tatuazhin që ka bërë në dorën e tij

Ai ka bërë tatuazh portretin e kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Tërbunja ka treguar edhe arsyen pse e ka bërë tatuazh pikërisht fytyrën e Albin Kurtit në dorën e tij.  

“E kam bërë sepse është i vetmi që mendoj se mund ta realizojë tatuazhin tim të mëparshëm, atë që është Shqipëria natyrale. Na duhet një politikan që e Lufton krimin dhe korrupsionin, e ai është z.Kurti”, deklaroi ai në #Gjesi.

Ai e ka krahasuar liderin e VV’së me Hasan Prishtinën.

“Si Hasan Prishtina dhe zoti Kurti kanë luftuar çdo herë kundër padrejtësive shqiptare”, ka deklaruar Tërbunja.

Ai ka treguar se në trupin e tij ka gjithsej 13 tatuazhe.

Për të parë deklaratën e tij të plotë, ndiqeni videon në #Gjesi: