Italia është vendi i jetesës së shumë shqiptarve nga Shqipëria dhe Kosova.
Një banor nga Drenasi me vendbanim në Veneto të Italisë ka folur për Ballkani.info, duke na treguar detaje dhe jetën atje nga sytë e tij.
Ai tregon se gjendja është tejet e rënduar, nuk shihet as edhe një njeri në rrugë, duket se jeta ka ‘stopuar’ dhe koha nuk po ecën, shkruan Ballkani.info
I riu që punon në një firmë shtetërore tha për Ballkani.info se ai po vazhdon punën me kujdes maksimal dhe me frikën që në çdo moment do infektohet me virusin.
“Jeta është e rënduar, duket kohë lufte, kur dal të shkoj në punë më duket se vetëm unë kam mbetur në qytet” tha ai.
Kosovari shpjegon se Veneto është zona më e prekur me mbi 200 të vdekur: “Ćdo ditë po ndëgjojmë për vdekje, nau është bërë rutinë, është sikur ëndërr”.
“Nuk ka shqiptarë shumë në zonën ku jetoj, për aq pak sa njoh, di që janë mirë dhe janë izoluar totalisht”./Ballkani.info/







