Flet ‘komshija’ i Robertit: Tuna ia përzuri prindërit Patristit prej apartamentit

Familja e tyre është familja më e komentuar për momentin.

Ka qenë Robert Berisha ai i cili kohë më parë ka treguar se nuk flet me Tunën, por asnjëherë nuk e tregoi arsyen, shkruan Ballkani.info.

Mirëpo, ka qenë një koment i ardhur te emisioni i Ermal Mamaqit ku mysafire ishte Tuna,  që shpjegon arsyen që e ka çuar deri në grindje familjen Berisha.

Një  person është prezantuar si fqinji i Robertit, i cili përmes fjalëve të shkruara tha se arsyeja se përse Roberti dhe Tuna nuk flasin është se Tuna pas martesës me Patrisin ia largoi atij prindërit, duke i lënë në rrugë.

Madje, siç tha ky person, Roberti ka mbajtur me bukë Patrisin, duke ia paguar edhe shkollimin!

Se sa është vërtetë ky fqiu i këngëtarit Berisha dhe se sa është e vërtetë kjo ngjarje, e di vetëm familja Berisha!/Ballkani.info/