Flet heroi i Prishtinës, Endrit Krasniqi: Grupi i lojtarëve është forca e madhe që ka ky ekip

Endrit Krasniqi ka shkëlqyer në dy ndeshjet preliminare të Ligës së Kampionëve, ku ka shënuar tre gola dhe ka dhënë një asistim në fitoret e Prishtinës.

Në ndeshjen e sotme finale ai shënoi dy herë ndaj Inter d’Escalandes, duke i dhuruar fitoren Prishtinës me rezultat 2-0.

“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për klubin. Gjatë gjithë vitit kemi punuar për të ardhur këtu ku kemi kaluar vetëm fazën paraelimnatore”.