Kryeministri

Flet Haradinaj: Nuk e kam problem që Thaçi ta drejtojë dialogun, nëse kështu zgjedh BE-ja

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë sot se Kosova është shtet evropian dhe ka perspektivë evropiane.

Ai duke u përgjigjur në pyetjen se pse nuk është ftuar në takimin e BE-së me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, por në vend të tij është ftuar presidenti Thaçi, ka thënë se nuk e ka problem këtë.

“Nëse Bashkimi Evropian zgjedh që dialogun ta drejtojnë presidentët për mua nuk është problem. Qëndrimin tim e kam treguar, ai që flet për ndryshim kufijshë është armik i yni, ky qëndrim vazhdon të jetë i njejtë”, ka thënë Haradinaj për gazetarë, raporton Ballkani.info.

Ai ka folur edhe për përfaqëesuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherinin, për të cilën ka thënë se vazhdon të thotë se është duke rrezikuar investimet e BE-së. /Ballkani.info/