Flet Drejtori  i Arsimit: Tri shkollat në Drenas nuk do të mbyllën

Kuvendi Komunal i Drenasit sot  ka mbajtur  seancën e jashtëzakonshme me pikën e vetme të rendit të ditës ku opozitarët  kanë kërkuar  shfuqizimin e vendimit të DKA-së për mbylljen e shkollave në Abri, Godancë dhe Gjergjicë, ku fëmijët tash e dy muaj kanë mbetur pa mësim.

Tafil Halilaj Drejtor i Arsimit në komunën e Drenasit për Ballkani.info ka treguar se  sot kjo pikë e rendit të ditës nuk është aprovuar dhe është mbyllur.

Sipas tij, Ministria e Arsimit  Shkencës dhe Teknologjisë ka kërkuar nga komuna që ta anulojnë vendimin edhe këtë vit, por që komuna nuk ka pranuar një gjë të tillë ku sipas tij vendimi është i bazuar më ligj.

Ndër të tjera ai ka cekur se fëmijët janë duke vazhduar mësimin dhe se gjithçka është në rregull, shkruan Ballkani.info.

“Sot është mbajtë seanca, ku e kemi pasë si pikë të rendit të ditës në kuvend, nuk është aprovu dhe është  mbyllë. Përfaqësues të ministrisë i kemi pas këtu për të biseduar, na ju  kemi treguar ligjin me të cilën mbështetemi në të, ata kanë kërkuar që ta anulojmë  edhe këtë vit  këtë vendim, por ne nuk kemi pranuar sepse ky vendim është i bazuar në ligj dhe jemi në rregull. Fëmijët janë duke vazhduar  mësimin nëpër shkollën gjithçka është në rregull”, ka thënë Halilaj.

Sipas Komunës së Drenasit, arsyeja për mbylljen e këtyre shkollave ka qenë numri i vogël i nxënësve mundësitë buxhetore./Ballkani.info