Në fshatin Zallq të komunës së Istogut është gjetur një trup që dyshohet se i përket moshës nga 7 deri në 12 vjet.
Këtë për Ballkani.info e ka konfirmuar eksperti, mjeku ligjor Arsim Gërxhaliu.
Mbetja mortore sipas Gërxhaliut është gjetur pas kërkesës dhe dyshimit të banorëve të Zallqit se në këtë vend, është parë diqka e dyshimt.
“Trupi i pajetë nuk dihet se cilës kohë i takon, por pas analizave komplete dhe obduksionit do të dalim me një qëndrim. Nuk dëshirojmë të krijojmë amulli tek familjarët”, ka thënë Gërxhaliu.
Gërmimet nga mjekët ligjor do të bëhen edhe në tetë komuna të tjera. /Ballkani.info/







