Nënkryetari i Dumës Shtetërore të Rusisë, Petar Olegovich Tolstoy, deklaroi se Rusia “nuk e ka njohur dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, e cila ishte dhe duhet të mbetet pjesë e Serbisë”.
“Ndarja e dhunshme e shtetit është e papranueshme nga çdo këndvështrim, nëse nuk është iniciuar nga vetë populli dhe qëllimi nuk konfirmohet në një referendum paqësor, siç ndodhi në rastin e ribashkimit të Krimesë me Rusinë”, tha ai për mediat serbe.
Ai spekuloi kinse “serbët e sotëm në Kosovë u shkëputën me dhunë nga vendlindja e tyre, ngjarjet e vitit 1999 po shkaktojnë pikëllim të thellë jo vetëm te populli serb, por edhe te rusët”.
“Nëse kthehemi te fjalët e Vladimir Putin, i cili e krahasoi njohjen e pavarësisë së DNR-së dhe LNR-së me precedentin gjyqësor në lidhje me Kosovën, u tha se tregon standardet e dyfishta dhe hipokrizinë e Perëndimit”, potencoi më tej ai.
Në anën tjetër, luftën në Ukrainë nënkryetari i Dumës e pa si “sulm kolektiv të Perëndimit kundër Rusisë”.







