Flasin shokët e 13-vjeçarit që u vetëvra në Ferizaj (VIDEO)

13-vjecari Adriatik Ajvazi, që u vetëvra të martën në mbrëmje, është varrosur në Sojevë të Ferizajt

Të mërzitur e me kurorë të në duar ia kanë mësyrë varrezave të fshatit Sojevë të Ferizajt.

Nxënësit e shkollës “Ramadan Rexhepi” u nisën për t’ia dhënë lamtumiren e fundit bashkëmoshatarit të tyre, 13-vjeçarit Adriaktik Ajvazi, i cili u gjet i varur e pa shenja jetë në stallën e shtëpisë të martën pasdite.

Kujdestarja e të ndjerit, Mirjeta Kashtanjeva, thotë se nuk kishte vërejtur ndonjë shqetësim te nxënësi i saj.

Fjalë të mira për 13-vjeçarin që u vetëvra, kanë edhe bashkëmoshatarët e tij.

Bile njëri nga ta tregon se ishte takuar me të ndjerin, pak orë para se ai të vetëvritej.

Ndërkohë nga dhimbja e madhe askush nga familjarët nuk ka pasur forcë të flasë.

Por, mbrapa saj kanë thënë se i ndjeri ishte fëmijë i hareshëm dhe gjatë gjithë ditës kishte qenë duke u shëtitur me biçikletë.

Me rastin tani po merret Prokuroria e Ferizajt.

Prokurori i rastit, Rasim Maloku, përmes telefonit për T7 ka dhënë detaje lidhur me rastin.

Adratik Ajvazi është varrosur në varrezat e fshatit mesditën e së mërkurës dhe ka lënë mbrapa edhe dy vëllezër tjerë.