Flasin nga Policia: Djali sulmoi me thikë drejtpërdrejt babanë

Një tragjedi ka ndodhur rreth dy orë më parë në Prizren ku djali ka ther me thikë për vdekje babanë e tij.

Në një prononcim për media, një zyrtar policor ka thënë se nuk janë sulmuar anëtarët e tjerë të familjes, por djali ka sulmuar prindin drejtpërdrejt.

“Dikun rreth orës 13:20. Policia ka intervenuar me të marrë informatën. I biri e ka sulmuar prindin. Është i moshës 30-vjeçare. Mjeti është i konfiskuar. E kemi edhe një deshmitar okular të rastit. Nuk është sulmu dikush tjetër prej anëtarëve të familjes, por drejpërdrejt prindi. Në vend tëe ngjarjes ka ndërruar jetë”, tha zyrtari policor.