Flasin nga Mariupol: Qyteti është bërë rrafshë me tokë, s’po kemi as të hamë

Sergei Orlov, nënkryetar i bashkisë së Mariupolit, sapo foli për CNN për atë që po ndodh në qytet, pas më shumë se dy javë rrethimi të plotë nga rusët,

“Qyteti është shkatërruar plotësisht, është si rrënoja,” tha ai. “Ne jemi të mërzitur, jo për shkak të infrastrukturës, por për shkak të njerëzve. Tani dimë se si t’i ndihmojmë qytetarët tanë që po vuajnë brenda qytetit.”

Orlov tha se Rusia nuk po lejon asnjë ndihmë humanitare në qytet. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar tha se u përpoq dhe dështoi të hynte përsëri në qytet dhe do të provojë përsëri nesër.

Nënkryetari tha se për shkak të mungesës së ushqimit dhe furnizimeve, është e zakonshme që njerëzit të hanë tre vakte në javë, në vend të tre vakteve në ditë.

Rënia e Mariupol ka qenë prej qëllimeve kryesore të ushtrisë ruse prej fillimit, duke bërë të mundur lidhjen e Krimesë së pushtuar në vitin 2014, me regjionin e Donbasit.