Flasin nga komuna e Pejës pas kërcënimeve ndaj Gazmend Muhaxherit

Mesditën e së shtunës dy mesazhe kërcënuese iu bën kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Kërcënimet të parit të Pejës iu bën nëpërmjet rrjeteve sociale. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Megjithëse konfirmoi rastin, ai nuk ka dhënë detaje se për çka është kërcënuar Muhaxheri.

Nga zyra e kryetarit kanë qenë të rezervuar rreth kërcënimit ndaj Muhaxherit.

Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Pejës, Durim Sheremeti tha për KosovaPress se organet gjegjëse janë duke u marrë me rastin.

“Ju lutem kërkojmë mirëkuptimi, janë organet gjegjëse duke u marr me rastin…sigurisht që do të prononcohemi në momentin me të përshtatshme”, tha shkurt Sheremeti.

Kurse, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se rasti ndaj Muhaxherit është cilësuar si kanosje dhe se me rastin po merren hetuesit rajonal.